Jeta Osh Qef
Home

Panik në Voskopojë, gjendet një predhë e Luftës II Botërore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Mar 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur sot në Voskopojë, ku është gjetur një predhë e vjetër e Luftës II Botërore.

Predha ka përmasa të mëdha është zbuluar nga punëtorët që kryenin punime në rrugën e Voskopojës.

Gjetja e të tilla municioneve të vjetra nuk është e rrallë në Shqipëri, por objektë të tilla paraqesin gjithnjë rrezik.

Predha është gjetur prapë manastirit të Shën Prodhromit vetëm pak nga qendra e fshatit të njohur turistik.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërkohë që priten xhenierët që kryejnë shpërthimin.

Një nga dëshmitarët shprehet për "JOQ.AL" se:

Voskopojë gjendet një predhe në rrugë . Predha është zbuluar gjatë punimeve në rrugën nga Voskopoja në drejtim të Manastirit të Shën Prodhromit vetëm pak nga qendra e fshatit turistik.
Banorët bëjnë me dije se janë në panik nga prania e predhës me përmasa të mëdha. Policia prej tri ditësh është në vendin ku është gjetur predha që mendohet se i përket luftës se dytë botërore.
Predha është zbuluar gjatë punimeve në rrugën që të con drejt manastirit si dhe drejt kishave të tjera të këtij fshati.
Burime jo zyrtare pranë drejtorisë rajonale të policisë thanë se janë lajmëruar organet kompetente,por nuk thane asgjë lidhur me mos ardhjen e specialisteve të fushës.
Në këtë rruge krahas banoreve kalojnë edhe shume turiste vendas dhe të huaj,ndaj dhe për ketë banoret janë të shqetësuar nga prania e kësaj predhe."