Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria kërcënohet nga rrëshqitjet e dherave
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Sat Mar 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti i keq që pritet të pushtojë vendin tonë në orët në vijim, duket se nuk do sjellë vetëm përmbytje.

Kjo, pasi disa zona në Shqipëri rrezikohen dhe nga rrëshqitjet masive të dherave. Fshati Dardhë i Pukës është shpallur i pabanueshëm, për shkak të rrëshqitjeve.

Lajmin e ka dhënë dhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 tha se fenomeni i rrëshqitjes është mjaft i rrezikshëm.

Prençi u shpreh:

Banorët e Dardhës në Pukë, nuk i kam vizituar, se aty ka shkuar ekipi i specialistëve gjeologë. Fenomeni i rrëshqitjes është shumë i rrezikshëm dhe pas përmbytjeve konsiderohet si një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri, që vjen për shkak të gjeo-dinamikës së tokës. Kemi 35 vende që janë shfaqur rrëshqitje masive në Shqipëri, afër rrugëve, qendrave të banuara, 3 janë vetëm në Gjirokastër, situata është shumë kërcënuese. Raporti e ka nxjerrë atë vend të pabanueshëm, iu ka dërguar mjetet e domosdoshme për të banuar, çadra, tenda.