Jeta Osh Qef
Home

Shkodra në dorë të Zotit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Mar 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej gati 2 javësh zonat e nën Shkodrës gjenden nën ujë, ku çdo gjë është përmbytur dhe pushtetarët tanë siç duket vetëm dredhin zinxhirin.

Përmbytje ndodhin në çdo vend të botës, por me ndryshim që jashtë Shqipërisë situatat emergjente i kthehen normalitetit brenda 2-3 ditëve dhe qytetarët marrin dëmshpërblimin e merituar.

Njq qytetar i Shkodrës ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Për momentin vetëm rruga është zhbllokuar, ndërsa uji vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Ore vëlla këtu është katastrofë, askush nga qeveritarët tanë nuk ka ardhur. Thjeshtë kan folur me kryeplakun dhe i kanë thënë që duhet të largohemi nga këtu. Ju ka dal situata jashtë kontrolli. Në krahun tjetër të rrugës ka shku uji mbi një metër.”

Berdica, Ana e Malit dhe Dajçi është i gjithi nën ujë, ku përmbytjet kanë arritur mbi 2500 ha dhe sipas kryebashkiakes Voltana Ademi këto përmbytje janë shkaktuar nga uji që shkarkohet nga hidrocentralet.

Ndoshta Voltana nuk ka fuqinë të shpallë gjendjen emergjente, ama kjo nuk e justifikon qarjen e saj dhe viktimizimin.

Mirëpo, nëse Voltana ka më pak ose aspak ndikim në qeveri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, së paku si një shkodran duhet të kishte reaguar për të bërë diçka për vendasit e tij, me votat e të cilëve është zgjedhur edhe deputet.

Sigurisht, Bushati është shumë i dashur me shkodranët kur i duhen votat e tyre, por fatkeqësiht vetëm kaq, Shkodra është braktisur!

Tani ndodhet në dorë të Zotit…