Jeta Osh Qef
Home

Shi e dëborë deri javën tjetër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bore-Tirana-15

Foto ilustruese

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë nisur në veri të vendit do të pasohen me temperaturat e ulëta edhe ditën e nesërme.

Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.

Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.

Sipas sinoptikanes Tanja Porja kapriçot e motit do të vazhdojnë edhe disa ditë. Sipas saj temperaturat do të fillojnë të rriten ditën e hënë, por nuk do të ketë ditë me diell.

Porja tregoi për News24 se reshjet do të vijojnë në të gjithë territorin, jo në masë të madhe por të vazhdueshme.

Ajo tha:

 Dita e nesërme do të jetë e ftohtë. Do të ketë reshje të konsiderueshme. Dëborë do të bjerë deri në 20-30 cm, është një lajm i mirë sepse sasia e reshjeve që parashikohet deri të martën është e pakët. Shpejtësia e erës do të jetë 50-60 km/h. Pritet që sot të ketë një stuhi detare, po krijohet një ciklon në kanalin e Otrantos, shumë pranë gadishullit të Karaburunit. Në det të hapur, parashikohet që shpejtësia e erës të jetë 70-80 km në orë por do ketë momente edhe me 100 km në orë.
Këto temperatura të ulëta dhe këto reshje të dëborës i kemi parashikuar që në datat 8-9 mars. Presim një rritje të temperaturave, të dielën, të hënë dhe të martën. Megjithëse nuk presim ditë shumë të ngrohta, tipike të pranverës deri në datat 2-3 prill. Reshjet do të jenë prezente. Në momente të caktuara reshjet do të jenë deri në mesatare. Në pjesën e dytë të ditës do ketë intensifikim të reshjeve. Në fundjavë reshje të dobëta dhe të përkohshme, do kemi edhe kthjellime të përkohshme."