Jeta Osh Qef
Home

Çfarë thoshte Rama për përmbytjen e Shkodrës kur ishte vetë në opozitë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Mar 23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkodra vijon të jetë një zonë problematike dhe e zhytur nën ujë. Në situatë të keqe ndodhen mbi 5000 hektarë dhe mbi 700 shtëpi, të cilat janë përmbytur. Po ashtu ka mungesë të energjisë elektrike.

Nëse kthehemi pas në kohë, vetë Edi Rama në vitin 2010, kur ishte në opozitë fajësonte qeverinë e asaj kohe dhe ish-kryeministrin Berisha për situatën e rënduar nga përmbytjet. Sipas tij, nuk është e mundur që përmbytjet të ndodhin pesë herë në vit, kur vendi qeveriset vërtetë.

Aso kohe, Rama thoshte:

Është e pamundur, që të tilla katastrofa, të përsëriten pesë herë në vit, në rast se ka një qeveri, që qeveris dhe jo një pushtet që sundon. Në rast se ka institucione të cilët bëjnë punën e tyre, si mendoni ju, ka mundësi që arsyeja jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën?"

Po sot që ndodhet vet në pushtet, çfarë thotë kreu i qeverisë dhe çfarë masash ka marrë konkretisht për të mos u përmbytur kaq shumë?