Jeta Osh Qef
Home

Bashkia e Tiranës bën me pagesë 8 rrugë të tjera
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 24.03.2018, 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëse deri dje keni parkuar në disa rrugë pa paguar, tashmë me “epokën” e Veliajt këto rrugë nuk do ekzistojnë më në Tiranë.

Rrugët e kryeqytetit do të bëhen të gjitha me pagesë dhe do administrohen nga kompania “Tirana Parking”, e cila me sa duket ka edhe monopolin në këtë fushë.

Siç shpjegohet në relacionin e miratuar për këtë qëllim nga vendimet e Bashkisë Tiranë, zgjerimi i rrugëve që do të shërbejnë për parkim me pagesë erdhi pasi si rrjedhojë e shtimit të korsive të biçikletave, Tirana Parking humbet të drejtën e administrimit të vendparkimeve në një seri rrugësh që aktualisht janë në proces korsie bicikletash si :   Bulevardi Deshmoret E Kombit (Seg.Blv. Gjergj Fishta- Rr.Myslym Shyri), Rruga Dibres ( Seg. Qender- Farmacia I0).

Edhe vendparkimet e administruara nga Tirana Parking ne rruget e cituara më poshtë, thotë relacioni, jane parashikuar për tu kthyer në korsi bicikletash në vitin 2018 si :

-Rruga “Ibrahim Rugova” (segmenti “Abdyl Frashri”- Rruga “Lek Dukagjini”)

-Rruga “Hoxha Tahsin” (segmenti “Sheshi Avni Rustemi”- Rruga “Bardhyl”)

-Rruga “Muhamet Gjollesha” (segmenti “Blv. Gjergj Fishta”·· Zogu Zi)

-Rruga “Kavajës” (segmenti “21-shi”- Fabrika e Bukës)

-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti “Bajram Curri”- Rruga “Sheshi Ëillson”)

-Rruga “Abdyl Frashri” (segmenti “Biv.Deshmoret e Kombit”-“Sheshi Ëillson”)

-Rruga “Dëshmorët e katër shkurtit” (segmenti “Sheshi Ëillson”-Dora D’Istria).

Për rrjedhojë, Bashkia, pasi ka bërë analizën e situatës, vleresimin e nevojave dhe mundësitë për organizmin e parkimit, ka propozuar shtimin e disa rrugeve të reja në zonën A dhe B.

Rruget e propozuara për administrim nga Tirana Parking janë :

1.Rruga “Asim Zeneli” (segmenti “Papa Gjon Pali II”- Rruga “Elbasanit”)-Zona A

2.Rruga “Ismail Qemali” (segmenti Blv “Deshmoret e Kombit”- Rruga “Sami Frasheri”)- Zona A

3.Rruga “Mihal Duri” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Durrsit”) -Zona A

4.Rruga “Bogdaneve” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Mine Peza”) -Zona A

5.Rruga “Dora Distria” (segmenti “Kristo Luarasi “- “Adem Jashari )-Zona B

6.Rruga “Kongresi Manastirit” (segmenti “Bardhyl”- Rruga” lmer Nregjoni”) -Zona B

7.Rruga “Kosovarve” (segmenti” Kristo Luarasi “- Rruga” Liman Kaba”) -Zona B

8.Bulevardi “Gjergj Fishta”(segmenti “Muhamet Gjollesha”–“Rruga e Kavajes”-Zona B