Jeta Osh Qef
Home

Si të zbulosh se cilat aplikacione ju ndjekin në profilin tuaj të Facebook?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Mar 25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërsa Facebook po përballet me ciklonin “Cambridge Analytica” për marrjen e informacioneve personale në profilet e përdoruesve, është zbuluar se si mund ta gjejmë se cilat aplikacione na ndjekin në Facebook.

shutterstock_180008537.630x360

Mark Zuckenberg është në qendër të kritikave për shpërdorimin e të dhënave personale, të cilat monitorojnë aktivitetet dhe sjelljet e 50 milionë përdoruesve të Facebook me qëllimin për të krijuar profilet psikologjike me anë të cilave adresohen fushatat e marketingut të paraqitura si pyetje dhe përgjigje dhe kjo besohet se ka ndikuar në fushatën e fundit zgjedhore amerikane në favor të republikanëve.

Teknikisht, siç vuri në dukje Pali në blogun e tij “Disinformatico”, Facebook nuk e ka bërë për të vjedhur të dhëna: i ka shitur ato nëpërmjet një aplikacioni –This Is Your Digital Life– e krijuar nga studiues Aleksandr Kogan dhe e vendosur në rrjetin social në vitin 2014.

Ky studim i shkurtër që ftoi përdoruesit të zbulonin profilin e tyre personal në internet, u përdor nga 270 mijë njerëz, të cilët përmes Facebook Login ndanë disa informacione personale (adresa e postës elektronike, mosha, gjinia dhe më shumë). Jo vetëm që shërbimi në këtë mënyrë fitoi leje për të hyrë në disa informacione të rrjetit të miqve (duke shumëzuar kështu të dhënat e mbledhura).

Shpesh harrojmë se kur hyjmë në një faqe nëpërmjet Facebook-ut ose shkarkoni një aplikacion për t’u lidhur përmes rrjetit social, ne lejojmë qasje në profilin tonë dhe disa nga informacionet që përmban.

Si të kontrolloni se sa dhe si e kemi dhënë këtë leje?

Shko te faqja e Facebook dhe kliko në simbolin e shigjetës në këndin e sipërm të djathtë pranë pyetjes. Zgjidhni "Settings" dhe pastaj "App" në menynë në të majtë. Në këtë pikë mund të habiteni në numrin e shërbimeve që kanë qasje në të dhënat tuaja nëpërmjet Facebook-ut.

Mos u shqetësoni: duke çuar mausin në atë krah ju mund të zgjidhni t’i fshini ato plotësisht (kryq) ose t’i ndryshoni parametrat.

Nëse në këtë pikë klikoni "Aplikacionet e përdorura nga të tjerët", mund të shihni se cilat nga të dhënat tuaja personale mund të kenë qasje në aplikacionet që përdorin miqtë tuaj: nga raportet aktuale në qytetin e origjinës, deri te informacioni mbi punën dhe edukimin…edhe këtu, ju mund të zgjidhni për t’u zregjistruar ose të bëni një përzgjedhje.

Do ju marrë pak kohë, por me sa duket ja vlen.