Jeta Osh Qef
Home

Shtohet taksa e pronësisë në faturën e dritave
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 27.03.2018, 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Që nga 1 Prilli, saktësisht prej kësaj të diele, në faturim do na shtohet edhe taksa e pronësisë, e cila do tatohet në bazë të vendndodhjes së pronës, duke renditur Tiranën si më të shtrenjtën.

Kjo taksë do futet në faturën e dritave dhe kjo është lajmëruar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në komisionin e Ekonomisë tha se OSHEE vlerësohet për momentin si agjenti më i përshtatshëm për mbledhjen e taksës së pronës që do të aplikohet pas pak ditësh.

Nga kjo taksë përjashtohen familjet që marrin ndihmë ekonomike, por përjashtohen edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie.

Kush do jetë i radhës që do taksohet? Ajri?!