Jeta Osh Qef
Home

Dy kampionë shqiptarë në kickboks
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Mar 28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ilda Lelo është vajza nga Vlora, e cila është shpallur kampione në kickboxin shqiptar dhe jo vetëm.

Ditën e shtunë, kampionia ka triumfuar serish në  një event ndërkombëtar në kickbox-in profesionist, kundër një  sportisteje gjermane që  nuk ia ka bërë  aspak të  lehtë  fitoren.

Ndeshja u mbajt në Volketswil të  Zvicrës.

Për të  disatën herë Lelo  ka treguar shpirtin luftarak duke na bërë  krenar edhe pse mbështetja për të ka qenë shumë e pakët.

Pjesëmarrjet e saj në  evente kombëtare dhe ndërkombëtare janë të shumta si në Greqi, Kosovë, Zvicër, Itali etj.

Më 23 mars në Volketswil është ndeshur kundër zviceranit Ahmad Lotfi, shqiptari Edi Shehaj, për titullin kampion Bote WKU dhe ka fituar.

Trajnuesi i tij, Alban Alikaj, thotë për JOQ.al:

Është djalë i lindur, rritur e stërvitur në Vlorë. D.m.th 100%  produkt shqiptar".