Jeta Osh Qef
Home

“Facebook na përgjon telefonin dhe bisedat telefonike”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Wed Mar 28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

4A982CC000000578-5552913-image-a-1_1522225132713Një ish punonjës i Cambridge Analytica deklaron se Facebook mund të na spiunojë në shtëpi dhe në punë.

Christopher Wylie, një ish punonjës në firmën e goditur nga skandali, thotë se kompani si Facebook përdorin mikrofonin e telefonave për të zbuluar nevojat e njerëzve dhe në këtë mënyrë u nxjerrin reklamat.

Në një komision ditën e djeshme ai është shprehur se beson se gjiganti i mediave sociale është i aftë për të dëshifruar kur dikush është jashtë në rrugë, në shtëpi apo në zyrë.
4A982A2400000578-5552913-image-a-3_1522225142134
I pyetur nga konservatori Damian Collins nëse Facebook mund të dëgjojë çfarë thonë në mënyrë që të targetojnë reklamat e tyre, Wylie thotë:

“Jo vetëm Facebook e bën këtë, të gjitha kompanitë e bëjnë por në përgjithësi aplikacionet e tjera ekstraktojnë audion në kontekst mjedisi. Për shëmbull nëse është televizori ndezur, ose nëse jeni në një ambjent të zhurmshëm jashtë shtëpisë apo nëse jeni në një ambjent pune. Nuk është se dëgjojnë tekstualisht çfarë ju po thoni por duan të zbulojnë ku jeni në mënyrë që t’ju nxjerrin reklamën e duhur në bazë të situatës ku jeni.”

Pyetja nëse Facebook na përgjon është reflektuar edhe në kërkimet e një grupi bamirësie të internetit i quajtur DonEveryone.

Studimet e tyre tregojnë se shtatë për qind e njerëzve mendojnë se Facebook i përgjon bisedat e telefonit dhe pesë për qind mendojnë se është e aftë që të ndjekë lëvizjet e syve kur ata shohin në ekranin e telefonit.

Gjigandi i teknologjisë, Facebook i ka mohuar të gjtha aludimet e spiunimit të njerëzve për të targetuar reklamat e tyre.