Jeta Osh Qef
Home

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja shpallet kampion i Europës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed Mar 28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka triumfuar sportisti shqiptar Briken Calja në Europianin e Peshëngritjes.

Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes duke ngritur peshën 146 kilogramë dhe kështu zuri vendin e parë pas dy provave të suksseshme.

Peshëngritësi nga Shtërmeni ka bërë një paraqitje dinjitoze dhe ashtu siç kishte premtuar do sjellë në Shqipëri medaljen e arit, të fituar në Bukuresht të Rumanisë ku po mbahet kampionati.

Por, Calja është pretendent edhe për stilin e zhytjes dhe urojmë që të rrëmbejë edhe aty medaljen e artë.