Jeta Osh Qef
Home

Dielli “pishë” dy ditët e ardhshme
Shkruar nga: D.Cani | Publikuar më: 29.03.2018, 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas ditëve të para të javës me mot kryesisht të vranët dhe me shi, meteorologët parashikojnë se për dy ditët në vijim, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, do mundësojnë që gradualisht të kemi rritje të temperaturave.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Temperaturat e ajrit, gradualisht do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Nesër  moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat do të vijnë në shtim në zonën Jugperëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8-15m/sek në bregdetin Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

tirana-770x470