Jeta Osh Qef
Home

Pse lepuri dhe vezët janë simboli i Pashkëve?
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 30.03.2018, 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e hënë besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, duke zier vezë, bërë kulaç dhe blerë lepurush prej çokollate.

Jo vetëm kaq por vezët zihen duke u ngjyrosur me ngjyra shumëngjyrëshe për të treguar ngjyrat e pranverës.

Por cili është kuptimi i këtyre traditave që ndiqen nga besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë?

Në anglisht Pashkët quhen Easter, që po ta përkthejmë do të thotë Pranverë. Disa njerëz besojnë se kjo është një rrymë pagane dhe se i dedikohet një perëndeshe të quajtur Eostre, dhe ajo ishte perëndesha që kujdesej për pranverën dhe fertilitetin.

Sipas legjendave, perëndesha Eostre gjeti një zog të lënduar në rrugë i cili po ngordhte. Perëndesha e transformoi zogun në lepur që të qëndronte ngrohtë brenda gëzofit të tij. Lepuri zog i ishte mirënjohës perëndeshës dhe prodhonte vezë shumë ngjyrëshe për të treguar besnikërinë, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj saj.

Ndërsa për sa i përket vezëve me ngjyra të cilat i kemi parë dhe në filmin "Liza në botën e çudirave", ato përdoren për të treguar origjinën e jetës.

Kjo duke qenë se në të gjitha kulturat dhe besimet veza konsiderohet si emblemë e jetës. Jo vetëm kaq por para pashkëve, besimtarët katolikë agjërojnë njëlloj siç agjërojnë edhe besimtarët myslimanë para Bajramit.

Ata nuk konsumojnë asnjë produkt të mishit dhe as ato të bulmetit dhe çdo vezë e bërë në javën para pashkëve, zjehet dhe ruhet për Pashkë.

Ngjyrosja e vezëve në ngjyrë të kuqe simbolizon gjakun e Krishtit, i cili u ringjall. Mbajtja e një veze të kuqe në shtëpi përgjatë gjithë vitit deri në Pashkën tjetër ju sjell fat. Ndërsa ngjyrat e tjera simbolizojnë dritën e diellit, ngjyrën e qiellit dhe të gjitha ngjyrat e natyrës në pranverë.

Kishat dekorohen me lule për pashkë. Tema kryesore e pashkëve është rilindja, ringjallja, simbolika e së cilës gjendet fort tek lulet dhe kryesisht tek zambakët, pasi besohet se ata rriteshin në të njëjtin kopsht ku u arrestua Jezusi.

Në Shqipëri ku festohen të gjitha Pashkët, veza është mbreti i tryezës, ndërsa lepuri kthehet në simbol të festës. Në Greqi, besimtarët gatuajnë biskotat e Pashkëve ose “Koullourakia” të përgatitura me lëng portokalli dhe fara susami. Mjalti dhe arrat janë gjithashtu të përdorura për ëmbëlsira si bakllavaja. Mishi i qengjit është pjesë e traditës jo vetëm në Greqi, por në shumë vende të ndryshme të Evropës.

Përveç këtyre, shumë njerëz blenë skulptura lepuri prej çokollate.