Jeta Osh Qef
Home

“Do kërkojmë pavarësinë! Kukësi do i bashkohet Kosovës!”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Sat Mar 31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protesta e ditës së sotme e zhvilluar për tarifën e Rrugës së Kombit ka bërë bujë në të gjitha mediat pasi u shoqërua me dhunë nga ana e policisë dhe protestuesve.

Nisur nga ora 10:00 e mëngjesit e deri më tani kur u arrit një marrëveshje, protestues kuksianë e kosovarë kishin bllokuar doganën e Morinës dhe qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Ata i vunë flakën kabinës ku bëhej pagesa ndërkohë që të tjerë shiheshin me gurë në duar duke shkatërruar xhamat e dyerve ndërkohë që policia vuri në përdorim shkopat e gomës.

Disa persona mbetën të lënduar nga kjo përplasje polici-protestues.

Megjithëse u arrit marrëveshja se askush nuk do të arrestohej nga kjo protestë dhe qarkullimi rrugor u lirua, qytetarët kuksianë kanë deklaruar se Kukësi do të kërkojë pavarësinë si Katalonja dhe do t’i bashkohet Kosovës.

Kjo deklaratë e një qytetari kuksian përpara kamerave është duartrokitur nga protestuesit e tjerë, të cilët siç duket ishin dakord me mendimin e tij.

Ai deklaroi për kamerat:

Kukësi do të kalojë si Katalonja me Kosovën dhe nuk do të jetë më me Shqipërinë!
Rrethi i Kukësit do të kërkojë pavarësinë nga Shqipëria, jashtë qeverisë së Edi Ramës!/ JOQ.al