Jeta Osh Qef
Home

Policia blindon Kukësin, ç'po ndodh brenda në qytet?
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 01.04.2018, 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas protestës së djeshme, forca të shumta policie kanë blinduar Kukësin.

Qyteti është zgjuar mëngjesin e sotshëm si në një gjendje lufte, ku në çdo cep shikon policë me armë në duar.

Disa prej tyre edhe i ka zënë gjumi në makinat e blinduara, të lodhur nga shërbimi gjatë natës.

Shumë kuksianë janë arrestuar gjatë orëve të natës dhe dyshohet se janë shoqëruar në polici, por familjarët e tyre shprehen se nuk kanë idenë se ç'po u ndodh dhe as se ku i kanë çuar saktësisht.

Ditën e djeshme kryeministri u shpreh se të gjithë ata që shkatërruan e dogjën gjatë protestës, do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.

Vetë ministri Xhafa u tregua i pamëshirshëm me protestuesit, teksa i cilësoi ata si barbarë dhe dha urdhër që një numër i madh automjetesh e forcash policore të blindonin Kukësin.