Jeta Osh Qef
Home

Opozita bëhet gati për protesta masive
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Apr 2

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_ooo-11513617687

Dy ditë pas protestës së bujshme në Rrugën e Kombit, opozita duket se planifikon të mbajë një tjetër protestë masive.

Data e saktë e kësaj proteste kundër tarifave të rrugës duke se do të vendoset në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.

Me sa duket opozita ka bërë të ditur se do të mbështesë mosbindjen civile të qytetarëve.

Lajmi është bërë i ditur pasditen e sotme, nga burime brenda kësaj partie,të cilat bëjnë të ditur se PD po diskuton për të nisur protestat popullore.

Theksojmë nga ana tjetër, se Monika Kryemadhi ka deklaruar pak më parë se do të kërkojë përjashtimin e Kryeministrit Rama nga parlamenti.

PD pritet t’i kërkojë popullit të bllokojë rrugët dhe të mos paguajë taksat e larta.

Protestat popullore do të mbahen kundër taksave, kundër grabitjes së shqiptarëve, kundër sundimit nga krimi.

Burimet sqarojnë se:

Vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptaret. Kukësi e tregoi më qartë këtë. Thirrje pa kompleks për mosbindje civile. Të bllokojmë rrugët, thirrje që të mos paguajnë taksat e rritura, taksa e pronës, e Rrugës së Kombit, e ujit, e dritave. Zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkojmë zgjidhje politike. Stabiliteti i krimit në Shqipëri nuk pranohet. Vetëm demokraci”.