Jeta Osh Qef
Home

Autostrada Tiranë-Durrës do të rindërtohet nga e para
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Apr 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një konferencë me gazetarët ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, si për të justifikuar në një farë mënyre taksën e lartë në Rrugën e Kombit mori shembull autostradën Tiranë-Durrës.

Gjiknuri u shpreh se autostrada Tiranë-Durrës do të rindërtohet nga e para dhe gjejeni se me çfarë?! Me taksat tona!

Me taksat tona janë mbjellur edhe palmat, të cilat sot gjenden veçse si relike të vjetruara buzë rrugës, sepse nuk zunë kurrë.

U desh trazira në Rrugën e Kombit që ministri Gjiknuri të nxirrte një zë edhe për segmentin më të rëndësishëm, i cili prej muajsh është kthyer në qendër të kritikave për shkak se aty çahen pa kusur gomat e mjeteve dhe shkaktohen aksidente në shifra të frikshme deri tek ato me pasojat fatale.

A mos është kjo thjesht një lëvizje për të tërhequr vëmendjen nga taksa e lartë 5 dri në 22.5 euro?! Shpresojmë që jo…

Vlera e autostradës Tiranë-Durrës u përllogarit 20-30 milionë euro, teksa Damian Gjiknuri u shpreh:

Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para. Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të krthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë.”

E lexuat mirë “për shkak të mbi-përdorimit, mosndërhyrjeve në kohë”, pra a nuk ishte qeveria e tij në pushtet 4 vitet e kaluara, pse nuk u ndërhy në këtë autostradë dhe të mos lihej të degradonte në këtë lloj forme?!

Gjithsesi, pushteti i di vetë përgjigjet, ashtu siç edhe qytetarët e kanë tashmë një përgjigje…

Ndërkohë duhet menduar format alternative se nga do udhëtoni sa kohë që autostrada Tiranë-Durrës do jetë në rindërtim dhe Ndroqi nuk është një opsion.