Jeta Osh Qef
Home

Burrat “përplasin brirët” në Fier, dalin nga makinat e s’i hapin rrugën njëri-tjetrit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Apr 4

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shoferë automjetesh janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin në një prej lagjeve të qytetit të Fierit. Shkak është bërë një rrugë e prishur dhe dy automjete të parkuara nga të dyja anët e rrugës.

Të dy shoferët duan të kalojnë në të njëjtën rrugë, por as njëri e as tjetri nuk tërhiqen. Ata bisedojnë fillimisht nga xhamat e makinave, e më pas, njëri e fik automjetin dhe thotë se nuk ka në plan fare të lëvizë.

Ai justifikohet duke u shprehur se makinën e ka marrë me qira dhe nuk i bëhet vonë se çfarë i ndodh.

Burri tjetër nuk lëshon pe teksa thotë se "kundërshtari i tij" e ka rrugën e lirë (edhe pse të shkatërruar) dhe mund të ecë sa të dojë.

Gjithçka filmohet nga një prej pallateve përballë. Fundin mund ta shikoni vet, por cili nga të dy ka të drejtë në këtë rast? Si mendoni?