Jeta Osh Qef
Home

Thellohet skandali i Facebook, 87 milion njerëz të prekur
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Apr 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook beson se të dhënat e deri në 87 milionë njerëz u shpërndanë në mënyrë të papërshtatshme me konsulencën politike Cambridge Analytica, shumë më tepër se sa u zbulua më parë.

BBC shkruan se rreth 1.1 milion prej tyre janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shifra e përgjithshme ishte cituar më parë si 50 milionë nga ajo që tha Christopher Wylie, zëdhënës i Facebook.

Rreth 97% e instalimeve ndodhën brenda SHBA. Megjithatë, pak më shumë se 16 milionë nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të prekur mendohen të jenë nga vendet e tjera.

Detajet e reja u zbuluan në një blog i kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.

Cambridge Analytica tha se kishte blerë informacionin nga krijuesi i aplikacionit This Is Your Digital Life pa e ditur se ishte marrë në mënyrë jo të duhur.

Firma thotë se fshiu të gjitha të dhënat sapo u bë e vetëdijshme për rrethanat.

Facebook tani po përballet me presion të madh.