Jeta Osh Qef
Home

Gjermania ofron 500 mln euro për emigrantët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Thu Apr 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

refugees

E gjendur mes dyndjes së emigrantëve, Gjermania duket se ka gjetur një formë të re motivuese për kthimin vullnetar të emigrantëve drejt vendeve të tyre.

Ministri gjerman i zhvillimit, Gerd Müller ka propozuar rritjen e kuotës financiare që Gjermania u ofron refugjatëve që pranojnë të  kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, përfshirë këtu edhe shqiptarët.

Në një fjalim në parlament, Müller kërkon që shuma prej 150 milionë eurosh që jepet sot për këtë qëllim të rritet më shumë se trefish, deri në 500 milionë euro.

Ai deklaroi se:

Në programin e ndihmës për kthim, në të ardhmen duhet të derdhen 500 milionë euro në vit. Kjo është shumë më e volitshme se sa të mbahen (furnizohen) njerëzit këtu në Gjermani”.

Programi i ndihmave për kthim, me emrin “Perspektiva Atdheu” synon riatdhesimin e emigrantëve dhe deri më tani ishin parashikuar vetëm 150 milionë euro.

Vendet për ku janë destinuar këto mjete janë: Shqipëria, Kosova, Serbia, Tunizia, Maroku, Gana, Senegali, Nigeria, Iraku, Afganistani dhe Egjipti.