Jeta Osh Qef
Home

Fotot dramatike nga bota jonë të kapura nga lart me dron
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 15.04.2018, 07:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Jetojmë në një botë ku vetëm ndërtohet dhe hapësirat e gjelbra janë gjithnjë në reduktim, por kush do t’ja dijë për këtë...

Fotografia është një praktikë meditative për fotografin nga Toronto, Gary Cummis, i cili ka sjellë disa pamje dramatike të botës tonë e parë nga lart.

Cummins punon në industrinë e ndërtimit gjatë javës dhe në fundjavë eksploron pasionin e tij.

Cummins thotë:

Fotografia për mua është kryesisht koha e kaluar me veten time. Kjo më jep një mundësi për të shprehur anën time krijuese dhe për të kapur bukurinë natyrore dhe njerëzore të botës.”

Fotografitë e Gary-t nxjerrin në pah atë se si fotografi e sheh botën nga sipër me dronët që fluturojnë mbi rrjetet e ndërlikuara të qyteteve dhe peizazhet e harlisura dhe të paimagjinueshme./JOQ.al