Jeta Osh Qef
Home

Kujdes nga zhurma e vdekjes
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

23 orë para vdekjes njerëzit prodhojnë disa tinguj të çuditshëm dhe të zhurmshëm kanë treguar doktorët.

Daniel Murrel, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Alabamës shprehet:

Si pjesë e procesit të vdekjes, njerëzit humbin aftësinë të gëlltisin apo të kolliten, duke i ndaluar që të pastrojnë sekrecionet në rrugët respiratore. Kjo i bën ata që të marrin frymë me një zhurmë që është karakteristike për personat të cilët gjenden afër vdekjes dhe të jep përshtypjes sikur po mbyten. Megjithëse duket shqetësuese, kjo zhurmë nuk është e dhimbshme dhe është si të thuash një procedurë që e kalojnë të gjithë para vdekjes.”

Zhurma e vdekjes është një zë gurgullues ose i zhurmshëm që vjen nga fyti i një personi pranë vdekjes, i shkaktuar nga humbja e refleksit të kollës dhe kalimi i frymës përmes mukusit akumulues. Frymëmarrja ndryshon, pasi njerëzit nuk kanë fuqi të pastrojnë sekrecionet e tyre. Zhurma e vdekjes mund të jetë shumë e lartë, por edhe fare e qetë dhe nuk është provuar të japë dhimbje.

Sipas doktorëve këto janë disa shenja tjera që na paralajmërojnë se vdekja është afër:

  • Konfuzioni
  • Gogësima të shpeshta
  • Ndryshim i erës trupore
  • Mos përmbajtje
  • Irritim
  • Humbje e vetëdijes
  • Djegie
  • Lëkurë ngjyrë mavi