Jeta Osh Qef
Home

I vodhën pjesët e makinës, sa nuk i bie pika kur hyn në Facebook
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i fiksuar pas makinave pretendon se ka gjetur në Facebook pjesët e makinës së tij Renault 5 Turbo, të vjedhura para 19 vitesh.

Phill Abiodum i ka kushtuar muaj të tërë ndërtimit të modelit “Phase 1”, por nuk arriti kurrë t’i shkonte deri në fund, pasi një nga punëtorët e garazhit ia vodhi projektin në ndërtim.

Për Abiodum ishte e vështirë ta harronte punën e bërë për atë automjet në vitin 1999.

Por, ja që Facebook i ka shërbyer për diçka, pasi para pak ditësh ai zbuloi kofanon e makinës së tij në një faqe specialisti të markës Renault, i cili e shiste për 1.000 paund.

Phill Abiodum tha:

Në atë kohë, makina kushtonte rreth 1.500 paund. Tani duhet të jetë pjesë e një koleksionuesi dhe duhet të ketë vlerën rreth 12 mijë paund. E kisha marrë në garazh për ta lyer. Nuk po nxitoja se po punoja dhe me makina të tjera. Pas disa muajsh shkova të shoh dhe pyeta për personin që do kujdesej për të. Më thanë se ishte larguar dhe kishte lënë disa pjesë aty. Dikush i mori të gjitha këto falas.”

Phill bëri kërkesë në polici për zbardhjen e ngjarjes, por nuk kanë arritur të bien ende në gjurmët e hajdutit.