Jeta Osh Qef
Home

Vjen në jetë fëmija me “këmishë” në maternitetin e Tiranës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë kemi dëgjuar për legjendën e fëmijëve të lindur me këmishë, të cilët thuhet se kanë shumë fat në jetë.

Një fenomen i tillë ka ndodhur dje në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë ka lindur me këmishë.

Fëmijët që lindin me këmishë janë një fenomen shumë i rrallë dhe mund të ndodhë 1 në 80 mijë lindje.

Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i shfaqur ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.