Jeta Osh Qef
Home

Burg për shqiptarin që i dha bomba një fëmije për sulm terrorist
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_lorenz-k.-580x3961522993548

Kishte planifikuar të përdorte një fëmije për mtë kryer sulme terroriste në emër të forcave të shtetit Islamik, por një i ri shqiptar është dënuar me nëntë vjet burg nga gjykata e Vjenës.

Lorenz K kishte dashur të nxiste një adoleshent 12 vjeçar  për të bërë një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjes në Ludëighafen

Sipas mediave austriake,19 vjeçari akuzohet për përpjekje për një akti terrorist dhe anëtarësim në një organizatë terroriste.

Rasti i Lorenz K. ka rreth një vit që është në fokus të publikut dhe ka bërë bujë të madhe në opinionin austriak dhe më gjerë.

Ndër faktorët përcaktues për këtë bujë ka qenë edhe fakti se shqiptari 19 vjeçar është rritur në një familje ateiste të ardhur në Austri nga Shqipëria.

Ai është indoktrinuar me islamin radikal gjatë qëndrimit të tij në burg si 15 vjeçar.