Jeta Osh Qef
Home

"T'i mbarohen lekët Samirit", Mane i bën gjëmën Armand Dukës
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 15.04.2018, 09:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para disa ditësh, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka qenë i ftuar në emisionin "Xing me Ermalin" dhe gjatë intervistës është ngacmuar nga moderatori për pasurinë e Samir Manes.

Duka rrëfeu se e kishte bërë ai të pasur Samir Manen duke shkruar në një letër: “T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit” të cilën e kishte vendosur në Murin e Lotëve në Izrael, vend i shenjtë ku thuhet se po të shkruash një dëshirë në letër dhe e vendos në mur, ajo realizohet.

Duka u shpreh:

Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa ç’është sot dhe duke qenë se ai bënte gjatë gjithë kohës biseda parash, shkruajta në letë: ‘T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit.’ Po ke parë ti që tani Samiri është bërë vërtet shumë i pasur?! Tani kam bërë në plan që të shkoj qëllimisht dhe të shkruaj një letër tjetër: ‘T’i mbarohen lekët Samirit!""

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në të njëjtin emision vetë biznesmeni i njohur Samir Mane.

I pyetur lidhur me deklaratën, ai u shpreh se nuk i ka pëlqyer pjesa kur Duka është shprehur se do shkojë sërish tek Muri i Lotëve dhe do vendosë një letër të shkruar “T’i mbarohen lekët Samirit”,  madje ka marrë masa.

Mane deklaroi: 

Shpresoj të mos më kërkojë përqindje të kompanive të mia për nderin që më ka bërë. Nuk më pëlqeu pjesa kur tha që do shkojë herës tjetër dhe do shkruajë një letër që të më mbarohen lekët. Kam marr masa që ai të mos hyjë më në Izrael”.