Jeta Osh Qef
Home

WWE debuton në Arabi me legjendat e tij, por ka një lajm të keq për fansat
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sporti i WWE apo keçi, siç e njohim ne shqiptarët, do debutojë edhe në Arabinë Saudite dhe kjo ka shkaktuar jo pak bujë.

Me 27 prill do zhvillohet eventi i “Royal Rumble”, një event historik që mbahet në Lindjen e Mesme në bashkëpunim mes WWE (world wrestling entertainment) dhe Mbretërisë së Bashkuar Arabe.

Për të gjithë adhuruesit e këtij sporti ky është një lajm i mrekullueshëm, mirëpo drejtuesit dhe organizatorët e eventit kanë bërë të ditur se në këtë vend do marrin pjesë vetëm mundësit meshkujt dhe se nuk do të lejohet asnjë duel mes femrave apo për femra me meshkujt.

Eventi do mirëpresë figurat legjendare të WWE si John Cena, Triple H, The Undertaker, Chris Jericho, Brock Lesnar dhe Roman Reigns.