Jeta Osh Qef
Home

Shpallet e vdekur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj
Shkruar nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2018, 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk kanë qenë të rralla rastet kur personazhe të njohur publik janë shpallur të vdekur nga mediat pa qenë e vërtetë.

Por askush nuk do ta kishte menduar se me të  njëjtën situatë do të përballej edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.

Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar një lajm në rrjet se Albërie ka bërë aksident në Rrugën e Kombit.

Në lajme thuhej madje se këngëtarja kishte ndërruar jetë në vend, duke tmerruar fansat dhe familjarët.

Por këngëtarja ka reaguar menjëherë me një postim në Instastory duke i qetësuar të gjithë e duke shkruar se është mirë.

Albëria shkruan se:

Ja iku syri i keq. Unë jam shëndoshë e mirë në New York".