Jeta Osh Qef
Home

Rregulloi rrugët e qytetit i vetëm, letra e korçarit të moshuar për shqiptarët
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 15.04.2018, 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para disa ditësh redaksia JOQ.al postoi disa foto të një qytetari korçar që rregullonte rrugët e lagjes, sepse bashkia kishte “hequr dorë”.

I moshuari kishte marrë lopatën dhe mjetet tjera bashkë me një karrocë me gurë e dhe për të mbushur gropat në mes të qytetit dhe gjithçka po e bënte në mënyrë vullnetare.

Tashmë i njëjti persona ka dërguar një letër për redaksinë tonë, duke mos harruar të falënderojë të gjithë ata që e uruan në komente.

Letra e plotë:

TË RROSH APO TË NGORDHËSH SI NJË QEN

Dikur në këtë vend, në këtë tokë të pushtuar nga disa pushtetarët famëkeq, zbriti nga avioni një grua amerikane dhe a e dini se çfarë tha kjo zonjë e madhe?

-I kam rënë botës anembanë dhe bindem se këtu në këtë vend gjeta lumturinë e vërtetë. I lumtur qoftë ky popull që ka të gjitha të mirat, por dikush ja ndërpreu fjalën dhe diçka i tha në vesh: Mos gabo, mos bëj krim!

Këtu njerëzit janë të papunë, të dëshpëruar, të lënguar nga skamja që i ka zaptuar! Kudo gjen njerëz që flasin me vete! Kudo gjen njerëz të pangrënë, të palarë, të pa pirë, të paqethur, të parrojtur! Sa herë që vjen mëngjesi burrat s’kanë 500 lekë të blejnë kafe apo një brisk.

Foshnjat s’kanë një gotë me qumësht për të pirë! A nuk është gjynah?! A nuk është një krim që i bëhet këtij populli, këtij kombi?

Ah sa ka për të vojtur ky popull i shkretë me këta pushtetarë gjakatarë e korrupsjonarë që po na pijnë gjakun si shushunjat.

Zoti marrtë hak ndaj këtyre shushunjave që na e vranë jetën dhe buzëqeshjen njerëzore.

Zgjohuni o njerëz të mjerë nga ky gjumë i thellë, i rëndomtë i vdekjes që ju ka zaptuar!

Zgjohuni! Zgjohuni!”