Jeta Osh Qef
Home

Të gjithë presin hakmarrjen e Putin, por një tjetër shtet kërcënon SHBA-në me luftë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që të gjithë presim hakmarrjeën e Rusisë pas bombardimit të Sirisë , SHBA ka marrë në goditje të papritur.

Ka qenë pikërisht Irani, një nga aleatët më të mëdhenj të Putin dhe një nga armiqtë më të mëdhenj të Trump ai që ka kërcënuar Uashingtonin.

Mediat britanike shkruajnë se  shteti i Iranit mund të përgjigjet në “më pak se një javë” ndaj sulmeve ajrore amerikane, britanike dhe ajrore franceze.

Presidenti deklaroi në një fjalim televiziv sse Trump, May dhe Macron ishin “kriminelë”.

Rouhani u shpreh se SHBA -tëdo të pendoheshin nëse shkelin marrëveshjen bërthamore dhe Irani do të përgjigjet në “më pak se një javë” nëse kjo do të ndodhte.

Ai deklaroi se:

Ne jemi shumë më të përgatitur se sa mendojnë dhe do të shohin se nëse shkelin këtë marrëveshje, brenda një jave, më pak se një javë, do të shohin rezultatin. Sulmi i kryer në Siri gjatë natës në agim është një krim”.

Sipas "Express. UK", Me këto deklarata kërcënimet për Luftën e Tretë Botërore arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të rivendosë sanksionet deri më 12 maj, nëse kufizimet e reja nuk vihen në zbatim ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Iranit.