Jeta Osh Qef
Home

Kërcënohet me vdekje gruaja e arbitrit që dha penalltinë kundër Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ndeshja Real Madrid-Juventus që përfundoi 1-3. por kualifikoi spanjollët falë asaj penaltie të dyshimtë, inati i tifozëve juventinë vazhdon të mos ndryshojë.

Arbitri i ndeshjes, Miachael Oliver, u vu në shenjestër për penalltinë e dhënë në shtesë për Realin.

Për gabimin e tij, pasojat po i vuan Lucy Oliver, bashkëshortja e Michael, edhe ajo gjyqtare.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ajo ka marrë kërcënime me vdekje.

Lajmin e konfirmon “BBC”, që publikon disa fraza drejtuar asaj:

Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, shkruan një tifoz në Twitter.

Policia angleze ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjithë llogaritë e gruas së Michael Oliver në rrjetet sociale, por ajo ka marrë mesazhe kërcënuese edhe në celularin e saj.