Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit egjiptian i sollën kualifikimin Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por sezonin tjetër klubi anglez do e ketë të pamundur ta mbajë në skuadër.
Reali e ka joshur prej kohësh dhe zyrtarizimi do vijë shumë shpejt.
"Diario Gol” zbulon se ai është duke kërkuar shtëpi në Madrid. Jo vetëm kaq, por edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Coutinho, i ka treguar Messit se egjiptiani do të luajë në La Liga sezonin tjetër, por me fanellën e ekipit të galaktikëve.
Reali do paguajë mbi 150 milionë euro për Salah, por ekziston edhe një mundësi për përfshirjen në marrëveshjen e transferimit edhe të uellsinit, Gareth Bale, i cili në rast të një dakortësie, do t’i bashkohet Liverpoolit.