Jeta Osh Qef
Home

Ujku i Detit/ Vlonjatët kapin peshkun e rrezikshëm
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë

Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e "JOQ.al", madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli

Peshkatriçja njihet ndryshe si ujkut i deti dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm.

Peshkatarët shprehen se:

Përshëndetje "JOQ.al".  Sot  në Vlorë në 300 metra thellësi  u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është  helmuese dhe vdekjeprurëse."

Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë.