Jeta Osh Qef
Home

Përdhunoi adoleshenten dhe e la shtatzënë, ADN-ja nxjerr zbuluar pedofilin nga Pogradeci
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.04.2018, 14:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ka kaluar më shumë se një vit kur 55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba u akuzua fillimisht se përdhunoi fqinjën e tij të mitur.

Ndonëse Biba e mohoi ta kishte përdhunuar dhe ta kishte lënë shtatzënë, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

Tashmë 55-vjeçarin Ligor Biba nuk e shpëton dot asgjë nga burgu. Një vit më parë, në mars të 2017-ës ai u akuzua për përdhunimin e fqinjës së tij 15-vjeçare. Ngjarja u mbajt e fshehtë dhe vetëm kur e mitura do lindte fëmijën u zbulua skandali.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 2017, ndërsa vajza ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo ka thënë para policëve se ka pasur frikë të tregojë, por kur ishte shtatzënë presioni ndaj saj ishte shtuar.

Ajo ka treguar:

Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot. Ngjarjen e mbajta të fshehtë për 8 muaj nga frika. Fillimisht ju tregova prindërve.”