Jeta Osh Qef
Home

Fifi flet pa dorashka: Djemtë më kanë kërkuar të dobësohem por...
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.04.2018, 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Filloreta Raçi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për stilin e saj të veçantë.

E njohur si Fifi, ajo nuk ka kompleksin të pranojë që është e shëndoshë, e madje ka bërë një këngë që i dedikohet gjithë vajzave të mbushura.

E ftuar në "Why not"  Fifi ka treguar se e pëlqen trupin e saj siç është, me forma të kolme, mirëpo gjatë intervistës ka treguar se paraqitja e saj ka ndikuar edhe tek lidhjet me djemtë.

Pyetjes nëse dikush i ka vendosur kushte që të bjerë në peshë, ajo i është përgjigjur:

Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam pasur kompleks se jam e trashë. Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin. Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im."