Jeta Osh Qef
Home

Pas bombardimeve në Siri, Trump “vjen” në Shqipëri
Shkruar nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2018, 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Presidenti Donald Trump është bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare pas urdhrit për të sulmuar arsenalin ushtarak të Sirisë.

Por askush nuk do ta kishte menduar pas sulmit që "shkundi" botën, presideni amerikan do të "vinte" në Shqipëri.

Postimi më i fundit i Bes Kallakut, humori i të cilit gjithnjë të bën me dhimbje barku nga të qeshurat, ka shkaktuar një reagim “shpërthyer” në rrjetet sociale, pasi ka ironizuar me situatën e fundit ku SHBA me aleatët bombarduan të shtunën Sirinë, në kërcënim të Rusisë që e mbron regjimin e Assadit.

Ai ka postuar sot në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto me Ijen dhe “mikun” e ardhur në shtëpi Donald Trump.

Fotomontazhi ka shkaktuar mjaft reagime tek komentuesit, shumica e të cilave ishin pozitive.