Jeta Osh Qef
Home

Babai i Mario Majollarit: Nuk e vrava unë Ilir Gjuzin
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.04.2018, 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vrasja e të riut Marjo Majollari pak ditë më parë, poshtë shtëpisë ku ai jetonte në Tiranë ka tronditur jo pak opinionin publik, mbi sigurinë që kemi në vendin tonë.

Mario u vra për hakmarrje pasi i ati ka vrarë dy persona në vitin 2000 dhe është dënuar me burgim përjetë.

Megjithatë Avni Majollari, i cili është aktualisht në burg, mohon se ai dhe nipi i tij Endrit Majollari janë vrasësit e Ilir Gjuzit (vëllai i tij ka vrarë Marion)  dhe Armando Nelajt.

Ai e ka apeluar vendimin e gjykatës ku ka ngritur 5 pretendime ndër të cilat thuhet se gjykimi i tij është zhvilluar në mungesë e pa dijeni.

Për më tepër nuk është realizuar mbrojtje me avokat në mënyrë të ligjshme, sepse avokati i caktuar kryesisht nuk ka bërë mbrojtje të kualifikuar.

Sipas tij nuk është bërë asnjë hetim për të përcaktuar rolin e bashkëpunëtorëve, pasi janë xhaxha e nip dhe nuk ka bashkëpunim.

Por Gjykata e Apelit i rrëzoi pretendimet e Avni Majollarit duke i cilësuar si të pabaza.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka sqaruar të gjithë zanafillën e të dielës së datës 18.11.2000 ku mbetën të ekzekutuar Ilir Gjuzi dhe Armando Nelaj.

Në këtë ditë Avni Majollari sëbashku me djalin e vëllait të tij, Endrit Majollari, janë nisur nga qytetit i Tiranës për në Dajt.

Në një lokal anës rrugës Tiranë-Dajt, pronë e dëshmitarit Aleksandër Prenga me emrin “Jurgen” ka qenë duke pirë në një tavolinë me shokë të tij Skënder K., Gjovalin P. (vëllai i pronari dhe viktima Ilir Gjuzi).

Në atë lokal kanë hyrë dy të pandehurit, Avni dhe Endri Majollari. Ata janë ulur në një tavolinë tjetër e pasi kanë porositur diçka për të pirë, menjëherë i pandehuri Avni i ka kërkuar viktimës Ilir Gjuzi, që dhe ai të ulej tek ata për të sqaruar disa probleme që kishin me njëri-tjetrin.

Por sapo viktima është ulur në tavolinë, i pandehuri Avni Majollari ka nxjerrë pistoletën që kishte pa leje dhe ka qëlluar mbi Ilirin, duke e lënë të vdekur në vend, kurse Endrit Majollari ka marrë pistoletën, ata kanë dalë nga lokali e janë larguar në drejtim të Tiranës.

Gjatë rrugës në fshatin Qesarakë, të pandehurit kanë dalluar makinën tip “Land Rover” me targë AN 333 BX, ku në sediljen e parë ishte i ulur shtetasi Armando Nelaj. Përsëri i pandehuri Avni, sapo janë afruar ka qëlluar me pistoletë viktimën Armando, ku dhe ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Në momentin e kësaj vrasje kanë dëgjuar krismat dëshmitarët Vasil K. e Ervin N. të cilët kanë dalluar një benz 240 me dy persona brenda që është larguar me shpejtësi.

Këto janë dy vrasjet e ndodhura në të njëjtën ditë dt.18.11.2000 ku pas deklarimeve të shtetasëve për këto vrasje si shkak për vrasjen e Ilir Gjuzit kanë qenë ngatërresat e tij me Avni Majollari , ndërsa viktimës tjetër Armando Nelaj po acarimet midis të pandehurit Avni me viktimën për shkak të ndarjes së kushërirës së viktimës.

Fill pas ngjarjeve dy të pandehurit Avni e Endrit Majollari janë zhdukur duke iu fshehur hetimit dhe gjykimit , proçedime këto të zhvilluara në mungesë, shkruan tv Klan.

Mbrëmjen e 10 Prillit, djali i Avni Majollarit, 28-vjeçari Marjo Majollari u vra me armë zjarri pak metra nga pallati ku banonte në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Policia identifikoi si autor të vrasjes së tij Petrit Gjuzin, i cili është shpallur të në kërkim.

Petriti e kishte ndërruar emrin së fundmi në Kastriot, që do të thotë se ai po planifikonte hakmarrjen pas 18 vitesh.

28-vjeçari kishte vetëm pak vite që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil, për shkak se i druhej gjakmarrjes, kërkesë e cila iu ishte refuzuar.