Mario u vra poshtë shtëpisë ku banonte bashkë me të ëmën dhe motrën, ndërsa fqinjët deklaruan ditën tjetër se ai ishte një djalë shumë i mirë dhe se nuk e meritonte atë fund.
28-vjeçari kishte kërkuar azil në Suedi, mirëpo autoritetet atje nuk ia kishin mundësuar duke u bazuar edhe në njoftimin që kishin marrë nga autoritetet shqiptare, të cilat nuk e cilësonin në rrezik jetën e Marios këtu.
Dhimbja për familjen e të riut nuk është aspak e lehtë dhe këtë e shprehin edhe me postimet e tyre në Facebook.
Motra e Marios ka publikuar sot një video ku shfaqet me të vëllain, një video shumë prekëse kur i sheh sa të lumtur dukeshin dikur.
Ata shfaqen duke kënduar këngën "Mirëmëngjes dashni" dhe e motra ka shkëputur fragmentin "Bota ime je".