Jeta Osh Qef
Home

Deklarata "bombë"/ "Ronaldo dashuron ende Irinën"
Shkruar nga: K.Demiraj | Publikuar më: 15.04.2018, 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të jesh i pasur, i bukur, i famshëm dhe të kesh gjithçka, kjo nuk do të thotë që nuk mund të vuash. Kjo po ndodh me Cristiano Ronaldon sa i përket dashurisë.

Ylli i Realit është tashmë në mardhënie me Xhorxhina Rodrigez që nga nëntori i vitit 2016, madje ka edhe një vajzë të vogël me të të cilën e ka quajtur Alana Martina.

Por, pavarësisht lidhjes së re, ai nuk e ka harruar ish-të dashurën e tij, Irina Shayk. Këtë e zbulon një nga miqtë e ngushtë të portugezit.

Ai pretentdon se ylli i Real është xheloz për mardhënien e re të Irinës me aktorin Braldi Kuper.

Për The Sun ai shprehet: 

Ronaldo mendoi se Irina nuk do të largohej kurrë. Ai tashmë është xheloz për mardhënien që ajo ka me aktorin Kuper. Ronaldos i vjen keq për mënyrën si përfundoi dhe interesohet ende për jetën e saj. Duket qartë që nuk e ka harruar atë dashuri."