Jeta Osh Qef
Home

Ylli i kombëtares tmerron arbitrin, i rrezikohet karriera
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh një futbollist i madh duhet të dish edhe si të sillesh brenda fushës. Shumë të rinj, mjaftohen nga kënaqësia e momentit dhe harrojnë të punojnë për të ngjitur majat.

Njëri mes tyre duket se është edhe talenti i kombëtates shqiptare Keidi Bare.

Mesfushori i Atletico Madriditt ka marrë së fundmi një “njollë” të madhe në karrierën e tij, pasi është tradhtuar nga nervat dhe ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes.

20-vjeçari ka shpërthyer në ndeshjen e luajtur ndërmjet Atletico Madridit B dhe skuadrës së Depertico La Corunas B.

Takimi u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-4, ndërsa shqiptari la fushën e blertë në minutën e 14-të të sfidës, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq.

Ai mori dy të verdha duke konfirmuar se nuk ishte mirë nga nervat. Në momentin që fieraku ka parë kartonin e kuq, që i ishte drejtuar atij i është kthyer gjyqtarët me fjalë shumë të rënda.

Sjellja e tij ndikoi negativisht jo vetëm te skuadra e Atleticos që u mposht me rezultatin 1-4 në shtëpi, por dhe te vazhdimësia e Bares.

20-vjeçari nuk është ndalur me kaq, pasi dhe në pushimin e ndeshjes në dhomat e zhveshjes ka përsëritur të njëjtat fjalë për gjyqtarët e ndeshjes.

Komisioni i arbitrazhit në Federatën Spanjolle të Futbollit ka nisur menjëherë hetimin për shqiptarin.

Ai pritet të dënohet nga 4 deri në 10 ndeshje. Kjo masë mund të bëjë që Bare të humbasë sezonin, pa harruar dhe ndonjë penalizim të mundshëm nga vetë skuadra madrilene.

Kjo do ndikonte negativisht në karrierën e tij, pasi është pikërisht në moshën kur duhet të bëjë hapin fatal.