Jeta Osh Qef
Home

Erë lufte në Ballkan, SHBA dërgon mjete ushtarake të blinduara në Shqipëri
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.04.2018, 20:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
IMG-20180414-WA0009-2

Ndërkohë që flitet për një situatë të tensionuar mes Rusisë dhe Perëndimit për bombardimet në Siri, era e luftës po ndihet edhe në Ballkan.

Mediat dhe autoritetet amerikane e kanë cilësuar situatën më të tensionuar se në kohën e Luftës së Ftohtë.

Në këtë situatë edhe Shqipëria duket se po pajiset me mjete të reja ushtarake.

Ditën e sotme ka pasur qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës, të cilët janë habitur teksa kanë parë që po qarkullonin në rrugë mjete të blinduara të ushtrisë.

Besohet se mjetet e reja të blinduara janë pjesë e dhuratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila dërgoi 248 mjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMËV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatë-hedhës.

Këto mjete do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve aktuale. Ato janë të pajisura me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s.