Jeta Osh Qef
Home

Xhensila Pere "kapet mat me djalin e keq" të Durrësit, trëndafila dhe shikime romantike
Shkruar nga: F.Tenolli | Publikuar më: 15.04.2018, 20:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të gjithë e mbajmë mend Jurgen Kurtin, djalin nga qyteti i Durrësit, i akuzuar për disa vrasje por gjykata e ka nxjerrë të pafajshëm.

Fillimisht Kurti u akuzua për vrasjen e të atit, por këtë krim e mori përsipër daja i tij Leonard Ristani, si një akt i kryer për vetëmbrojtje dhe ai rezultoi i pastër.

Më pas si dhëndër në familjen Ekonomi ai u akuzua me vjehrrin e tij Konstandin dhe vëllain e tij Kujtim Ekonomin për vdekjen e Agim Arapit duke e goditur me mjete të forta.

Sërish nga kjo ngjarje Jurgen Kurti i shpëtoi burgut.

Ai lakmohet edhe për jetën luksoze që e reklamon më së miri në profilin e tij në Instagram duek postuar makina të shtrenjta dhe foto nga vende ku kalon pushime luksoze.

Lidhja e tij 4-vjeçare me Enxhin nuk dihet nëse vazhdon ende pasi durrsaku është parë në shoqërinë e një prej vajzave të njohura të ekranit.

Bëhet fjalë pikërisht për Xhensila Peren.

Ata janë parë shumë pranë në një klub dhe më pas kanë qëndruar në të njëjtin hotel.

Burime nga paparazzi deklarojnë:

Dukej qarte qe eshte i dashuri i Xhensila Peres dhe ne foto duket afersia mes tyre por sic duket eshte dicka sekrete.

Gjate gjithe mbremjes kan qen te ngjitur me njeri tjetrin... qëndruan ne te njejtin hotel ne Durres.

Një lidhje e mundshme nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.