Jeta Osh Qef
Home

"Në zemër të Londrës, radio britanike transmeton këngë shqiptare"
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 15.04.2018, 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Këngëtari i njohur Sabiani është larguar nga televizionet vitet e fundit, mirëpo këngët e tij ende dëgjohen.

Dhe fama e tij nuk mbetet brenda kufijve të Shqipërisë, por ka mbërritur deri në Angli.

Ka qenë ish-pedagogia e UT, tashmë punonjëse e ambasadës shqiptare në Angli, Pranvera Skana e cila ka postuar në Facebook një video ku tregon se kënga e Sabianit "Showbiz" po transmetohet në një stacion radiofonik shumë prestigjioz e po dëgjohet në rrugët e supermarketet e Londrës.

Ajo shkruan:

Në zemër të Londrës... në OXFORD STREET ... Këngë SHQIP në RADION britanike.... SABIANI and MARSELI"

Komentet në këtë video kanë qenë të shumta duke qenë se nuk ka shqiptar mos të ndjehet paksa krenar në kësi rastesh.

Edhe vetë këngëtari e ka postuar videon dhe me siguri ndihet i lumtur për këtë arritje të tij, që çdo këngëtar do e dëshironte.