Jeta Osh Qef
Home

Noizy “çmendet” pas fanses dhe i çon mesazh, ajo i bën gjëmën
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Sun Apr 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Noizy është një ndër reperat më të komentuar në mediat shqiptare. Këngëtari i njohur njihet gjithashtu dhe për numrin e madh të fansave dhe vajzave që çmenden pas tij.

Në fakt, duket se ka ndodhur krejt e kundërta. Është pikërisht reperi që së fundmi është “marrosur” pas fanses.

InTv ka publikuar një foto screenshot të një vajze, e cila duket se është lumturuar shumë nga një super mesazh që ka marrë.

Ka qenë pikërisht Noizy ai që i ka shkruar:

Do thush ti nga e di un që ti je yll? Se të pash edhe në fcb, cuditrisht më doli aty"

Vajza, e ka mbajtur veten, pasi i ka thënë vetëm “faleminderit”, por më pas duket se i ka bërë gjëmën duke publikuar mesazhin në Insta Story.

Megjithatë, ndonëse emri dhe foto është e Noizyt, nuk dihet sa i vërtet mund të jetë ky mesazh pasi në ditët e sotme çfarë s’po ndodh me mjeshtrat e teknologjisë dhe as reperi vetë nuk ka reaguar deri tani.