Jeta Osh Qef
Home

Me plehra dhe pa drita, Gjiri i Lalzit nuk ka çfarë të ofrojë tjetër këtë sezon turistik
Shkruar nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.04.2018, 08:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gjiri i Lalzit apo ndryshe personifikimi i vilave e resorteve të miliarderëve të politikës ka edhe një anë tjetër: atë të plehrave.

Kur duhen edhe pak ditë për t’u çelur sezoni turistik, ajo që ofron ky plazh janë vetëm plehrat.

Temperaturat e larta ditët e fundit kanë bërë që shumë vizitorë ditorë të drejtohen nga Gjiri i Lalzit, megjithëse pamja e plazhit nuk ka nevojë për koment. Mbeturina të ndryshme kanë pushtuar bregun e detit dhe një pjesë të rërës, ndërsa pushteti lokal duket inekzisten.

Vizitorët dhe banorë të zonës shprehin keqardhje për situatën, duke lënë të kuptohet se plazhet pastrohen vetëm nga privatët, që vendosin shezlone përkundrejt pagesës, ndërsa plazhi publik i është lënë në dorë natyrës.

Një pushues është shprehur për Top Channel:

Mirë është të pastrohet se kemi edhe fëmijë dhe nuk kanë ku të luajnë. Edhe njeriu i fundit i botës e kupton se çfarë gjendjeje është këtu.”

Por me sa duket, pastrimi është vetëm një nga problemet që kjo zonë ka. Pronari i një lokali të vogël familjar tregon se energjia elektrike më shumë mungon dhe se kur vjen ka voltazh shumë të ulët duke nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet.

Aleksandër Lazri, që zotëron një lokal të vogël në këtë zonë, thotë për TCH:

Më shumë se gjysmën e viti nuk kemi drita, edhe kur vijnë, sidomos gjatë verës nuk është më shumë se 90 volt, duke na nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet që kemi. Në këtë mënyrë ne falimentojmë, në një kohë që pagesat i kryej të gjitha në rregull, edhe pse na faturojnë afrofe, pa na i parë fare sahatet.”

Referuar kësaj situate pritet që gjatë sezonit të verës në Gjirin e Lalzit do të mbijetojnë vetëm resortet luksoze, që paguajnë për pastrimet e plazheve që kanë përpara dhe që sigurojnë energji elektrike nëpërmjet gjeneratorëve të fuqishëm.