Jeta Osh Qef
Home

Britania nën alarm nga hakmarrja e Putin, ja nga çfarë kërcënohet
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Britania ishte njëra prej aleatëve të SHBA-së dhe Francës në sulmin e organizuar në Siri, por kjo duket se do i kushtojë Tereza May-it.

Ekziston frika e hakmarrjes nga Putini për sulmet kundër Sirisë dhe Britania i druhet një sulmi kibernetik rus, pasi pak orë pas sulmit zyrtarët rusë lajmëruar për një hakmarrje.

Zyrtarët e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri për të goditur përsëri nëse Kremlini tenton të nisë luftën kibernetike.

Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, rrjetet e gazit, bankat, spitalet, furnizimet me ujë apo edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në saje të hakmarrjes.

Burimet e inteligjencës gjithashtu druajnë se hakmarrja mund të përfshijë linçimin në internet të informacioneve komprometuese për deputetët apo figurat e tjera publike.

Për Daily Mail, Sekretari i Jashtëm Boris Johnson ka pranuar kërcënimin, duke u shprehur se Britania duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme.

Në orët e para pas sulmeve, ambasadori i Moskës në SHBA, Anatoly Antonov, tha:

Përfundimet më të këqija janë bërë të vërteta. Paralajmërimet tona nuk u dëgjuan. Është duke u zbatuar një skenar i paracaktuar. Të kërcënuarit jemi përsëri ne.
Ne paralajmëruam se veprime të tilla nuk do të mbeten pa pasoja!
Gjithë përgjegjësia për sulmin në Siri qëndron në Uashington, Londër dhe Paris. Presidenti i Rusisë nuk i pranon këto sulme. Putin dënoi sulmet si një ‘akt agresioni ndaj një shteti sovran’ dhe akuzoi SHBA dhe aleatët e saj për shkelje të ‘normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare’. Putin madje akuzoi Amerikën se kishte ‘bërë sulmin kimik kundër civilëve’ si një ‘pretekst’ për sulmin e së shtunës."

Një politikan rus madje krahasoi z. Trump me Adolf Hitlerin. Alexander Sherin tha se ai mund të quhet Adolf Hitler Nr. 2 i kohës sonë, sepse, siç e shihni, ai madje zgjodhi të njëjtën kohë (natën) që Hitleri zgjodhi për të sulmuar Bashkimin Sovjetik .