Jeta Osh Qef
Home

Mediat britanike: Shqiptarët sjellin kokainë të pastër dhe po ulin çmimin në Europë
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 16.04.2018, 09:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
ytjtedji

Trafikimi dhe shitja e drogërave të ndryshme është kthyer tashmë jo vetëm në trendin e momentit të tregut evropian, por flitet për konkurrencë brenda këtij tregu se kush shet mallin me cilësinë më të mirë dhe çmimin më të ulët.

Sipas prestigjozes britanike Telegraph kjo konkurrencë mes bandave rivale për të shitur kokainë tek klientët e pasur po rrit pastërtinë e drogës në nivele të frikshme.

Ekspertët thonë se tregtarët do të ulin çmimet për të tërhequr sa më shumë konsumatorë, pasi  tregu po ngopet me drogën e klasit A.

Ish-kreu në Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Drogës tha për Telegrafin:

Çmimet e kokainës mund të bien, sepse bandat kriminale të organizuara shqiptare që kanë kontrollin e tregut kanë ndikuar vërtet në çmimet e shitjes me shumicë. Një kilogram “me shumicë” që do të kushtonte rreth 50 mijë sterlina tani po shitet për 30 mijë nga bandat e Europës Lindore për të mposhtur konkurrentët."

Banda të tjera po përdorin metoda alternative duke përfshirë “kartat e besnikërisë” që zakonisht janë parë në dyqanet e nivelit të lartë. Vdekjet nga kokaina në Angli dhe Uells janë më shumë se dyfishuar në katër vitet e fundit sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare: 371 vdekje nga kokaina në vitin 2016, krahasuar me vetëm 139 në vitin 2012.

Pastërtia e drogës raportojnë mediat britanike është më e larta që gjendet në dekada.

Megjithëse disa besojnë se kokaina e pastër është më e sigurt, e kundërta është e vërtetë.