Jeta Osh Qef
Home

Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, vdes gruaja tek tuneli i Krrabës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

aksident-librazhd-e1523717056343

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Tiranë-Elbasan ku si pasojë ka ndërruar jetë një grua.

Mësohet se 55-vjeçarja së bashku me burrin e saj rreth të gjashtëdhjetave ishin duke udhëtuar të dy ndërsa kanë humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar e përmbysur.

Dy bashkëshortët janë dërguar menjëherë në spital por gruaja nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi pak pas daljes nga tuneli i Qafë Krrabës.

60-vjeçari me inicialet I.G ndodhet në spital dhe gjendja e tij nuk paraqitet e mirë.

Paraprakisht sipas policisë thuhet se përgjegjës i aksidentit ka qenë burri, i cili ishte duke drejtuar automjetin e tyre.