Jeta Osh Qef
Home

Si të ktheheni në normalitet pas pirjes së marijuanës? E thjeshtë fare
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Apr 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sindroma misterioze që shkaktohet nga konsumimi i marijuanës ka një “luftues”: dushin e ngrohtë.

Kjo gjendje që vjen nga pirja e marijuanës quhet “cannabinoid hyperemesis sindrome” dhe karakterizohet nga të vjella të rënda dhe të vazhdueshme, dhimbje koke dhe dhimbje barku, e për të lehtësuar këto simptoma përdoruesit e marijuanës bëjnë një dush të ngrohtë.

Një studim i kohëve të fundit rreth përdoruesve të shpeshtë të marijuanës (që pinë të paktën 20 ditë në muaj) në Nju Jork zbuloi se rreth një e treta e përdoruesve raportuan simptoma  “hyperemesis cannabinoid” – që do të thotë se ata përjetonin të përziera, dhimbje barku e koke  që lehtësoheshin nga dushi i ngrohtë .

Por çfarë e shkakton këtë gjendje, dhe pse të nxehtit e lehtëson këtë simptomë?

Dr. Kennon Heard, një toksikolog në Universitetin e Kolorados të Universitetit UCHealth në Aurora, i cili ka studiuar sindromën e “hyperemesis cannabinoid” tha:

Mjekët nuk mund t’i përgjigjen asnjë prej këtyre pyetjeve, dhe çdo përpjekje për të shpjeguar saktësisht se çfarë  ndodh është "shumë hipotetike". Por mjekët e dinë se përdorimi afatgjatë i drogërave mund të sjellë ndryshime në tru dhe në sistemin nervor. Përveç kësaj, mjekët e dinë se kanabinoidet endogjene – përbërësit në trup të ngjashëm me ato që gjenden në marihuanë – janë pjesë përbërëse e sistemit të dhimbjes së trupit. Pra, një ide është se stimulimi afatgjatë nga përbërësi i marijuanës që prodhon një "tetrahidrokabinabinol të lartë" (THC) – ndryshon sistemin e dhimbjes së trupit në një mënyrë që rezulton në simptomat e “hyperemesis cannabinoid.”
Nëse është kështu, dushet e nxehta mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave, sepse stimulimi nga uji i nxehtë prodhon një sinjal të ndryshëm ndijor që e distancon trupin nga sinjali i dhimbjes.”

Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë dhe mjekët nuk e dinë pse disa përdorues të marijuanës kalojnë në këtë gjendje, ndërsa disa të tjerë jo. Në të vërtetë, marijuana mjekësore nganjëherë është e përshkruar për të lehtësuar të përzierat dhe të vjellat tek pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë.

Por ka një kurë për tejkalimin e kësaj gjendjeje që nuk është kërcënuese për jetën, por është paaftësi, dhe kjo kurë është ndalimi i pirjes së marijuanës.