Jeta Osh Qef
Home

Kjo është gjyshja 104 vjeçare shqiptare që po i lë të gjithë pa mend
Shkruar nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.04.2018, 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Quhet Xhezide Alija dhe është nga Stançiqi i Gjilanit. E moshuara është plotë 104 vjeçe dhe në gjendje shumë të mirë fizike. Edhe pse në moshë të thyer, nuk ka nevojë për syze për të pasur shikim më të qartë, por edhe me teknologjinë përshtatet lehtësisht.

Gjyshe Xhezidja i ka mbijetuar 4 luftërave dhe ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.

Ajo thotë se sekreti i jetëgjatësisë është puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetshëm.

Xhezidja shprehet:

Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh”.

Ajo thotë se jeta nuk është e keqe sot, por nuk i pëlqen mënyra se si vajzat e reja janë të veshura. E moshuara shprehet se gratë duhet të jenë ndryshe nga burrat.

Gjyshe Xhezidja mendon se:

Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë. Ata duhet të jenë të ndryshëm. Tani nuk dihet nëse është vajzë, nuse apo burrë".